Home Sporti Southampton n...

Southampton ndal Manchester City-in, Brojës i anulohet një gol (VIDEO)

213
0

Southampton është skuadra që arrin të ndalë kryesuesit e Premier League, në një barazim 1-1 në duelin e vlefshëm për javën e 23-të. Miqtë e nisën në mënyrën më të mirë duke kaluar në avantazh që në minutën e 7-të falë një goli të bukur nga Walker-Peters.

Protagonist do të behej edhe Broja në minutën e 20-të. Sulmuesi i Kombëtares sonë shënoi ndaj Manchester City-it. Gjithsesi këtë herë fati nuk ishte me të, pasi ishte nisur nga një pozicion jashtë loje.

Skuadra e Guardiolës ndërkohë arriti që të vendoste baraspeshën në fraksionin e dytë me mbrojtësin Laporte, që dërgoi topin në rrjetë në minutën e 65-të. Ky barazim e mban Southampton në vendin e 12-të, ndërkohë që City ruan kryesimin me 57 pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit