Home Aktualitet Spahiu: Socia...

Spahiu: Socialistët shqiptarë të vetmit në planet që s’kanë ndërtuar një azil pleqsh

163
0

Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se qeveria e majtë që qeveris vendin prej 3 mandatesh nuk ka arritur të realizojë asnjë program social për të majtët që e kanë votuar.

AI tha se socialistët shqiptarë nuk kanë asnjë lidhje me socialistët evropianë në realizimin e programeve dhe platformave. Për të është absurde që një qeveri e majtë në 2024 të mos ketë ndërtuar një azil pleqsh apo një jetimore.

”Si ka mundësi që në 2024 një qeverisje e majtë nuk ka ndërtuar një azil pleqsh, një jetimore në Shqipëri? Si ka mundësi të jesh një parti e majtë dhe nuk organizon asnjë paketë sociale për shtresat në nevojë? Të majtët janë votuar nga të majtët në Shqipëri, që kanë pritur një program të majtë dhe e majta shqiptare është e trashëguar nga të vetmet parti evropiane të majta që nuk u shpërbë me ardhjen e pluralizmit”, tha Spahiu për ”Euronews Albania”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit