Home KRYESORE SPAK firmos u...

SPAK firmos urdhër arreste në Bashkinë e Durrësit, edhe për Vangjush Dakon. Emrat e arrestuar

955
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka firmosur sot në mesditë disa urdhër arreste për në Bashkinë e Durrësit. Fletëarresti kryesor është për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiak i Durrësit.

Mësohet se Vangjush Dako është vetëdorëzuar në drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ndaj tij rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh për një leje ndërtimi të dhënë para 11 vitesh dhe për një tender të vitit 2014-2015 që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 180 milionë lekësh.

Nga ana tjetër, SPAK ka lëshuar urdhër-arreste për 9 ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash. Për 6 prej tyre SPAK ka urdhëruar ”arrest me burg”, ndërsa për 3 prej tyre, gra, është lënë në fuqi masa për ”arrest shtëpie”.

Të arrestuar deri më tani janë:

Adlei Likmeta 
Roza Kovaci
Edlira Kertusha 
Adnand Tocila
Adhurim Qehajaj ish drejtori i Urbanistikes
Lira Kertusha juriste tek urbanistika

Vangjush Dako ka drejtuar Bashkinë e Durrësit për periudhën 2007–2019. Në korrik të 2019, Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli atë “non-grata”, duke i ndaluar hyrjen atij dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vangjush Dako po hetohet edhe për pasurinë e tij.

Gazetarja Klodiana Lala, tha se Dako akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me një pallat të ndërtuar në qendër të qytetit të Durrësit, godinë e cila pësoi dëme të mëdha nga tërmeti i 2019-ës. Ajo tha se hetimi i SPAK është shtrirë edhe në verifikimin e pasurisë duke kërkuar verifikime nga institucione të ndryshme.

”Gjithçka lidhjet me një denoncim mbi një pallat të ndërtuar 12 vite më parë, godinë me dy leje ndërtimi në kohë të ndryshme. Në tërmetin e 26 nëntori 2019, sipas hetimeve të SPAK pallati ka pësuar dëmtime të rënda, dhe banorët kanë bërë kallëzim për zotin Dako dhe ish-zyrtarë të tjerë për vrasje masive të mbetur në tentativë. Gjatë kohës së hetimit janë marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë, përfshirë këtu edhe zotin Dako. Hetimi është shtirë edhe për pasurinë e zotit Dako, ka pasur kontrolle e verifikime nga institucione të ndryshme”,-tha Lala.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit