Home POLITIKE SPAK mbyll he...

SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Thoma Gëllçin

68
0

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka mbyllur hetimet për ish-drejtorin e përgjithshëm të RTSH-së, Thoma Gëllçin, duke e çuar atë për gjykim nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Sipas SPAK Gëllçi dyshohet se ka kryer shkelje ligjore në një procedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me fond limit afro 87 milionë lekë të zhvilluar në datën 9 nëntor të vitit 2018.

Gëllçi u arrestua me urdhër të SPAK në tetor të vitit të kaluar, bashkë me tre punonjës të tjerë të Radio Televizionit Shqiptar.

Tre anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave që u arrestuan bashkë me Gëllçin janë: Ervin Muraj, Alban Malaveci, Julian Tapia.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit