Home Editorial SPAK-u nuk bë...

SPAK-u nuk bën pushime as në gusht

8
0

(Ky editorial mund të shikohet më i plotë si video, ndaj kliko për ta parë)

SPAK-u nuk bën pushime as në gusht

Kur u krijua SPAK-u pak njerëz kishin besim te prokurorët special, siç edhe quhen, por tashmë gjithkush është bindur se ata po punojnë fort, me pasion drejtësie dhe duke sakrifikuar gjithçka nga jeta e tyre private, sepse kjo detyrë të kërkon të rrish edhe pa gjumë në kërkim të faktëve dhe dosjeve që kur të prangosin politikanët dhe mafiozët e nivelit të lartë, askush në gjykatë nuk mund ti lirojë nga prangat e SPAK-ut.

Është thënë disa herë se SPAK-u punon si një trup i vetëm me BKH, ose “FBI”-në shqiptare dhe se duhet që shteti t’ju krijojë kushte pune moderne, pasi edhe krimi dhe korrupsioni është sofistikuar aq shumë sa herë kalonë edhe fuqinë teknologjike të shtetit. Por akoma nuk kanë kushtet e duhura të punës, sepse politika është penduar se pse e krijoi SPAK-un.

Arben Kraja ishte “themeluesi” i SPAK, ku bashkë me ekipin e tij të prokurorëve arriti të prangosë pushtetarë të lartë duke thyer mitin prej disa dekadash se “prokurori nuk duhet të shikojë shumë lartë për prangat”.

Ndërkohë, kolegu i tij, Altin Dumani, që tashmë ka marrë drejtimin e SPAK-ut ka vendosur që të mos bëjë pushime as në muajin gusht sepse ka dosje dhe fletë arreste në tavolinë. Burime të gazetarëve investigativë, që mbulojnë SPAK-un, tregojnë se këto ditë të muajit gusht Altin Dumani punon bashkë me Arben Krajën nga mëngjezi herët deri në orët e vona të mesnatës mbi dosjet e shumta, por që duket se disa janë me sensitive për publikun sepse flitet për ministra, ish-ministra, ish-kryeministra, ish-presidentë dhe një varg zyrtarësh të nivelit të lartë.

Ndërkohë që gjithë mileti dhe politika ndodhen në plazh apo në pushime, të dy janë në “plazhin” e SPAK-ut, aty kanë dosjet hapen dhe shfletohen disa herë për të qenë të saktë kur firmosin fletë arrestet.

Të dy po punojnë edhe në gusht, ndërsa politikanët e nivelit të lartë ndonëse janë duke u nxirë në diell në plazhe prapë e kanë mendjen te SPAK-u dhe te sirenat e furgonit të policisë së burgjeve se mund ti marrin nga çasti në çast.

Me sa duket erdhi ajo ditë e shumëpritur nga publiku që drejtësia të arrestojë dhe të dënojë njerëzit e pushtetëve që ishin të paprekshëm prej shumë e shumë vitëve.

Ndaj dritat fiken vonë në zyrat e SPAK-ut edhe këto ditë të gushtit kur të gjithë janë me pushime.

Por pas gushtit vjen vjeshta e ku dosjet do të jenë përvëluese për disa emra VIP të politikës.

Pak humor ka filluar në mjediset e medias kur thonë se Altin Dumani, Arben Kraja dhe prokurorët e tjerë të SPAK-ut janë me fletë arresti nëpër xhepa, ku edhe duke pirë kafen mund të firmosin që policia ti marrë nga çadra e plazhit apo nga vilat e bukura zyrtarët e lartë të shtetit.

Kohët po ndryshojnë, sidomos kjo vjeshtë që do të gëlltisë shumë politikanë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit