Home Aktualitet Specialistët ...

Specialistët e Europa League eliminojnë me shtesë Juventusin, sfidojnë Romën në finale (VIDEO)

459
0

Sevilla-Roma është finalja e këtij edicioni në Europa League, që do të luhet në Budapest. Specialistët e këtij kompeticioni ia dolën të eliminonin Juventusin me një fitore 2-1 pas kohës shtesë, në një ndeshje që do të dhuronte emocione të shumta. Koha e rregullt në fakt do të mbyllej sërish në barazim 1-1 si në ndeshjen e parë.

Dusan Vlahovic zhbllokoi rezultatin në minutën e 65-të me një goditje të bukur. Sevilla do të barazonte shumë shpejt. Në minutën e 72-të, ish-lojtari i Milanit Suso shënon një eurogol me një goditje potente nga distanca, që nuk arrin të ndalet nga portieri i bardhezinjve. Në shtesën e ndeshjes prej 30 minutash, do të realizonte një ish-lojtar në Seria A, Erik Lamela që do të ndëshkonte bardhezinjtë me një goditje me kokë.

Roma administroi më së miri fitoren 1-0 të ndeshjes së parë, duke barazuar pa gola 0-0 në Gjermani. Skuadra e Alonsos në fakt do të dominonte thuajse gjithë ndeshjen duke krijuar raste të shumta shënimi, por Mourinho e rreshtoi mjaft mirë skuadrën e tij duke mbrojtur rezultatin deri në fund. /R.Lika-Koha Jonë/


LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit