Home Sporti Spektakël me ...

Spektakël me 4 gola në Tottenham-United, por nuk ka fitues (VIDEO)

133
0

Spektakël, emocione dhe gola në super duelin mes Tottenham dhe Manchester United, por në fund nuk kishte asnjë fitues. 2-0 u mbyll dueli i luajtur në impiantin e Tottenham, teksa në fakt pjesa e parë do të fliste e gjitha për miqtë që morën komandën me dy gola.

Sancho zhbllokoi ndeshjen në minutën e 7-të, ndërkohë që Rashford do të realizonte në fundin e pjesës së parë dhe golin e dytë. Tottenham reagon vetëm në pjesën e dytë, me Porron, që rihapi duelin me një super gol në hyrje të zonës.

“Spursat” luajnë mirë dhe krijojnë shumë raste shënimi. Në minutën e 79-të, Harry Kane jep një asist perfekt për Son, i cili përballë portierit nuk gabon duke e dërguar topin në rrjetë. United ruan vendin e katërt me 60 pikë, 6 më shumë se Tottenhami që ka dy ndeshje më shumë të luajtura. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit