Home Aktualitet Spiropali: Bu...

Spiropali: Buxheti i 2022 parashikon përfundimin e procesit të rindërtimit dhe vaksinim të plotë të qytetarëve!

15
0

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, gjatë fjalës së saj në Kuvend, tha se qeveria gjatë kësaj periudhe i ka qëndruar pranë qytetarëve, në përballimin e fatkeqësisë së tërmetit dhe pandemisë së COVID-19.

Ajo nënvizoi se me fondet e akorduara, qeveria përballoi m së miri këto kriza. Ndërsa buxheti i vitit 2022 sipas saj, parashikon përfundimin e procesit të rindërtimit, vaksinim të plotë të qytetarëve dhe plotësimin e boshllëqeve në shumë sektorë të tjerë të ekonomisë, por jo vetëm.

Reduktimi i masave mbrojtëse, procesi i vaksinimit në masë, rritja e investimeve sollën rimëkëmbjen e biznesit. Konsumi final i popullatës për 2020 u ul, ndërsa në vitin 2021 u rrit ndjeshëm,. Vlerësimet më të fundit të FMN për rritjen ekonomike kapin shifrën e 7.6% duke vijuar këtë trend edhe në periudhën afatmesme, me një mesatare 4% në vit. Lajmi i mirë është që të gjitha vendet e punës së humbura në 2020 u rikuperuan në vitin 2021. Buxheti i vitit 2022 synon konsolidimin e mëtejshëm të kësaj rimëkëmbje ekonomike. Siguron ndihmën ekonomike të shtresave më të prekura nga kriza. Përmirëson mirëqenien e qytetarëve në tërësi. Të ardhurat e buxhetit të shtetit rriten, ndërkohë të ardhurat nga tatimet parashikojnë rritjen 9.8%. Shkurt, mbledhim më shumë, investojmë më shumë dhe shpërndajmë më shumë. Shpenzimet buxhetore për periudhën 2022-2024 mbështesin një nivel të lartë investimesh publike, duke u përqendruar në financimin e projekteve në të mirë të vendit. Në këto 2 vite mbi 48 mijë familje kanë përfituar nga programi i rindërtimit. Nga buxheti i shtetit janë akorduar 48 mld lekë. Lagjet, shtëpitë, shkollat dhe çerdhet e reja janë një realitet i prekshëm”, tha Spiropali.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit