Home Aktualitet Ministrja Spi...

Ministrja Spiropali: PD dhe Basha do të hyjnë në Kuvend

9
0

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, u shpreh me bindje se PD-ja dhe Lulzim Basha do të hyjnë në Kuvend pasi i kanë pranuar mandatet.

“Kemi bërë një premtim që nuk do të komentojmë zgjedhjet brenda PD, aq më pak të nxisim sherrnajën e pavlerë dhe të pabukë që fatkeqësisht Shqipëria prodhon me shumicë. Është e tillë edhe kjo brenda PD. Është gara e pas humbjes, është një garë shumë e shpejtë. Ne kemi kongresin e fitores, ata kanë zgjedhjet e humbjes.

Janë dy gjëra të kundërta. Ne edhe kongresin tonë, pavarësisht fitores, po e përdorim për të bërë analiza të thelluara dhe për të parë brenda organizmit tonë se sa e shëndetshme është marrëdhënia jonë me shoqërinë shqiptare. Po bëjnë të kundërtën. Pra, po mbyllin sytë, kryesisht kryetari i PD dhe po e përdor momentin e zgjedhjes së tij për të mos pranuar asnjë fakt që është në dritë të diellit.

Mjafton të të jap një fakt, PD dhe Basha do të hyjnë në Kuvendin e Shqipërisë, i ka pranuar mandatet që kanë prodhuar këto zgjedhje dhe Kuvendi. I kanë njohur zgjedhjet dhe kërkesa për rinumërim ka provuar se nuk ka pasur manipulim nga PS apo struktura të tjera. Nuk ka zhgënjim në këtë mes dhe nuk na takon të komentojnë për kandidatët për kreun e PD”, tha Spiropali për TCH.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit