Home Bota Spitalet Covi...

Spitalet Covid që po digjen në mbarë botën, rasti më i rëndë në Irak

207
0

Zjarri që mbrëmë përfshiu spitalin modular në Tetovë, fatkeqësisht nuk është i vetmi në botë. Një zjarr me përmasa të rënda ndodhi në një spital të Shën Petersburgut në maj të vitit të kaluar, ku vrau pesë pacientë që ndodheshin në kujdesin intensiv.

Në qershor të këtij viti, një zjarr shpërtheu në një spital në qytetin rus të Ryazan, duke vrarë tre persona, pasi respiratori i repartit u ngroh shumë dhe mori flakë. Muajin e kaluar përsëri në Rusi, për shkak të një aksidenti me tubat e oksigjenit, 9 pacientë humbën jetën.

Tragjedi të ngjashme ndodhën në një spital në Bukuresht, në fund të janarit të këtij viti kur vdiqën 4 persona, por edhe në Indi ku për shkak të mbipopullimit të objekteve spitalore dhe mungesës së oksigjenit. Një nga zjarret më vdekjeprurëse ndodhi në Irak më 24 prill, ku humbën jetën 82 njerëz dhe u lënduan 110 të tjerë.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit