FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

10 dribluesit më të mirë në Europë, kryeson Lionel Messi

Aftësitë dribluese të një futbollisti janë ndër atributet kryesore që i bëjnë ata më të veçantë nga të tjerët. Pjesë e këtij grupi padyshim është edhe Lionel Messi.  CIES (qendra e studimeve të futbollit europian) ka listuar futbollistët driblues më të mirë në Europë, ku, sikurse parashikohej, në krye të saj qëndron ylli argjentinas, që po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm me Barcelonën.

Në podium janë ngjitur edhe dy magjistarë të tjerë të topit, Saint-Maximin i Nisës (një lojtarë i vënë në qendër të vëmendjes në merkaton e futbollistëve) dhe Eden Hazard i Chelsea-t. Klasifikimi i dribluesve më të mirë në Europë është hartuar në bazë të numrit të driblimeve dhe minutave që i janë dashur një futbollisti për një driblim, ku sigurisht një peshë të madhe zë edhe përqindja e tentativave të suksesshme.

Interesant fakti që në top-10 dribluesit më të mirë, 5 janë rritur në futbollin francez. Nëse Messi driblon me shumë se çdo futbollist tjetër, Eden Hazard mbetet lojtari që e ka përqindjen më të lartë të driblimeve të suksesshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?