FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

10 kopjet sulmuese që shënuan më shumë në Europë këtë sezon

Sulmuesit janë shumë të rëndësishëm në një skuadër, teksa me golat e tyre vendosin ndeshje. Kopjet e këtij reparti nuk janë aspak të thjeshta për t’u formua, por ka skuadra si Sassuolo që kanë arritur të ndërtojnë një binom fantastik Caputo-Berardi. Skuadra e De Zerbit e mbylli sezonin e tetë radhazi në Serie A, duke shënuar 69 gola në total, teksa 35 prej tyre u realizuan nga këta dy futbollistë. Caputo 21 dhe Berardi 14. Një kopje që zë vendin e 10-të në renditjen speciale në Europë.

Vendin e parë e mban dyshja Lewandowski-Gnabry, që realizuan në total  46 gola, 34 polaku dhe 12 talenti gjerman. Në vendin e dytë gjendet dyshja e Lazios, Immobile-Caicedo me 45 gola, 36 gola për italianin dhe 9 gola për ekuadorianin. Vend i tretë shkon për dyshen e Juventusit, Ronaldo-Dybala, që realizuan 42 gola në total, 31 sulmuesi portugez dhe 11 ai argjentinas. Ata kanë arritur që të bëjnë edhe më mirë se dyshja e Barcelonës, Messi-Suarez, ku shënuan 41 gola, 25 Messi dhe 16 uruguaianin.

Në vendin e pestë ndodhet dyshja e Leipzig, Werner-Schick me 38 gola. Vetëm vend i gjashtë për dyshen kampione të Liverpool-it, Salah-Mane, që realizon në total 37 gola. Më pas renditjen dy kopje shumë interesante në Itali si Lukaku-Martinez të Interit me 37 gola dhe Zapata-Muriel të Atalantës me 36 gola, të dy me nga 18. Shumë më poshtë gjenden Sterling dhe Aguero, me vetëm 36 gola gjatë këtij sezoni, duke realizuar 1/3-n e golave të përgjithshëm të ekipit. Në këtë renditje interesant është fakti se janë 5 dyshe nga skuadrat italiane, ndërsa mungojnë dyshet sulmuese të Francës, pasi ky kampionat nuk u mbyllë deri në fund për shkak të pandemisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?