10 trajnerët që kanë shpenzuar më shumë në histori në merkato

Trajnerët janë të ndryshëm nga njëri-tjetri jo vetëm për skemat që përdorin në fushën e lojës, por edhe sa i përket planit të shpenzimeve që bëjnë në merkato. Në një renditje të fundit të publikuar nga “Transfermarkt”, janë bërë publik 10 strategët që shpenzojnë më shumë.

Mes tyre ka pak surpriza, teksa në 20 vitet e fundit, ata kanë shpenzuar mbi 1 miliard euro për të realizuar synimet e tyre për të ndërtuar skuadrat më të mira të mundshme.

Në vendin e parë qëndron speciali, i cili ka bërë 99 blerje, duke shpenzuar 1.6 miliard euro. Një shifër e frikshme, teksa në karrierën e tij ka drejtuar ekipe si Interi, Reali, Chelsea, Manchester United dhe tashmë Tottenham. Vendi i dytë mbahet nga Pep Guardiola, një tjetër strateg shumë i vështirë për t’u mbajtur jo vetëm me pagë, por edhe me kërkesat e tij të shfrenuara. Ai ka bërë 61 blerje, duke shpenzuar 1.32 miliard euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në podium qëndron Ancelotti me një karrierë të gjatë, duke kryer 81 blerje, me një total shpenzimesh prej 1.3 miliard eurosh. Pas tij qëndron Pellegrini me një shifër pak më të ulët, ndërkohë që 5-shen më të mirë e mbyllë Allegri me 95 blerje, me një total shpenzimesh prej 1 miliard eurosh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lista e strategëve që kanë shpenzuar më shumë vijon me: Simeone (932 milionë euro), Wenger (892 milionë euro), Valverde (850 milionë euro), Benitez (824 milionë euro) dhe Conte 821 (milionë euro). /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?