11 trajnerë të larguar në 8 ekipe, në Superiore vetëm Daja dhe Duro kanë shpëtuar

Kampionati ynë njihet për ndryshimet e mëdha që ndodhin në bankina. Largimi i Ramadan Ndreut së fundmi nga Kamza, është shkarkimi i 11-të në këtë sezon në Superiore. Shifër e lartë po të merret parasysh se bëhet fjalë për një kampionat me 10 skuadra, ku numri i trajnerëve të larguar kalon atë të ekipeve pjesëmarrëse në garë.

Statistikat më të veçanta i gëzon Stavri Nica, pasi është i vetmi teknik që këtë sezon ka drejtuar dy ekipe të ndryshme, u bë trajneri i parë që la stolin, duke u larguar nga Laçi me të cilin nisi sezonin, ndërkohë që nuk rezistoi pas disa muajsh as te Teuta. Skuadrat që kanë në stol trajnerin e tretë për këtë sezon janë tre. Partizani e nisi me Julianon, që pas një starti katastrofik ia la vendin Starovës, që sot drejton në Kosovë, ndërkohë tashmë drejtohet nga Dalipi.

Teuta është detyruar gjithashtu të bëjë dy ndryshime në stol, me Maganin që nuk arriti të qëndronte pavarësisht këmbënguljes së presidencës dhe më pas edhe Nica nuk pati një aventurë jetëgjatë në Durrës, ku ia la vendin Gentian Begejës. Dy ndryshime edhe për vendin e fundit në klasifikim, Lushnjën, nga ku u largua fillimisht tekniku që e risolli në Superiore, Artan Bano, dhe më pas edhe Hysen Dedja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ndërrim në stol ka pasur në klube si Kukësi, që i dha lamtumirën Milinkovicit, Luftëtari që gjeti qetësi me Hasan Likën pas shkëndijave të uruguaianëve Kurbejo dhe Fernandez, ndërsa Vllaznia ndau rrugët me Armando Cungun. Deri më tani vetëm Skënderbeu dhe Flamurtari nuk kanë ndryshuar trajnerë, duke mbetur me Ilir Dajën dhe Shpëtim Duron.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?