FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

12 dëmtime që në javën e parë të rikthimit të Bundesligës

12 futbollistë janë dëmtuar që në javën e parë pas rikthimit në fushë në Bundesligë. Kampionati gjerman u bë i pari nga ligat e mëdha që u rikthye pas dy muajsh ndalesë nga pandemia e Covid-19. Në Bundesliga 2 ndërkohë pati vetëm dy dëmtime.

Borussia Dortmund dhe Hoffenheim janë dy skuadrat më të dëmtuara, me nga dy dëmtime secila. Verdhezinjtë humbën Giovanni Reyna dhe Thorgan Hazard, ndërkohë që Hoffenheim humbi Sebastian Rudy dhe Ihlas Bebou.

Në mesin e futbollistëve që janë ndalur që në javën e parë pas rikthimit është edhe Jurgen Gjasula, që shfaqi një problem muskulor. Në fazën përgatitore nga 29 dëmtime në total, 18 prej tyre ishin tërheqje muskulore.  /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Lista e lojtarëve të dëmtuar

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?