2.4 milionë bileta të shitura në Kupën e Botës, s’do ta besoni shtetin që ka blerë më shumë
Kupa e Botës është eventi më i rëndësishëm futbollistik, që zhvillohet çdo katër vite. Të dhënat e publikuara nga vetë FIFA tregojnë se në total janë shitur 2.4 milionë bileta për këtë kompeticion, ku do të zhvillohen 64 ndeshje.
Në fillim të kësaj jave, ishin 871 797 bileta që iu shitën tifozëve, nga të cilat rreth 90 mijë u blenë nga amerikanët që nga muaji shtator. Pas SHBA, numri më i lartë i biletave të shitura të Botërorit është shënuar në Brazil, vendi i skuadrës 5 herë kampione të botës, me 72512 bileta, më pas vijnë Kolumbia, Meksika, Argjentina dhe Peruja.
Vendi i tretë mbahet nga Gjermania, teksa numri i biletave të shitura arriti në 62541. Në dhjetëshen e vendeve ku janë shitur më shumë bileta janë edhe Kina, Australia, Polonia, Suedia e Danimarka. Ajo që të bën përshtypje është se në Angli, vendi që dallohet për tifozeri të zjarrtë, janë shitur vetëm 32 mijë bileta për shkak të frikës që ekziston për shfaqjen e dhunës.
KOHA JONË SONDAZH

