3 gola dhe spektakël në 45 minutat e para mes Atalantës dhe Lazios (VIDEO)
Atalanta dhe Lazio kanë dhuruar spektakël në 45 minutat e para, që janë mbyllur me avantazhin e skuadrës së Inzaghit në shifrat 2-1.
Dueli nisi i ndezur që në fillim, teksa De Roon e dërgoi topin gabimisht në rrjetën e portës së tij. Lazio mori zemër nga goli dhe përfitoi nga përgjumja e bergamaskëve për të shënuar edhe të dytin, pas një “perle” të Milinkovic-Savic.
Vendasit gjithsesi do të zgjoheshin në fundin e pjesës së parë, duke rihapur ndeshjen me një gol të shënuar me kokë nga Gosens. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

