3 humbje në 4 ndeshjet e fundit, Klopp: Nuk kam fjalë!

Liverpool pësoi sot humbjen e tretë në katër javët e fundit, 3-0 ndaj Wolverhampton. Trajneri Jurgen Klopp, pas sfidës theksoi se nuk ka fjalë për ta përshkruar atë që po kalon në këtë sezon Liverpool-i.

“E sigurt është se ishim autorë të një starti horror. Janë dy gola të cilat nuk mund t’i pësojmë në atë formë dhe e gjetëm veten në disavantazh me rezultatin 2-0, erdhi gjithçka për fajin tonë. Duhet të mbronim më mirë dhe nuk mund të ishim aq pasivë, nuk kam fjalë ta përshkruaj. Nuk ka asnjë justifikim për ato minuta.

Më pas, edhe pse me rezultatin 2-0, një gol do të na ndryshonte gjendjen, luajtëm mirë për 45 minuta por nuk shënuam. Ato 15 minutat e para nuk mund t’i fal. Duhet të ndryshojmë menjëherë dhe më vjen keq për fansat. Më pas pësuam edhe golin e tretë në pjesën e dytë, ishte hera e parë që ata kaluan në gjysmëfushën tonë. Por, kur luan një ndeshje të tillë në Premier League, nuk e meriton fitoren”, u shpreh Klopp.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?