3 kundërshtarët e Perusë: Lejoni Guerreron të luajë në Botëror!

Paolo Guerrero vijon të jetë në qendër të vëmendjes, pasi është pezulluar për doping dhe do të mungojë në Kupën e Botës. Ish-sulmuesi i Bajernit u zbulua pozitiv për përdorim kokaine disa muaj më parë dhe u pezullua për një vit. Guerrero apeloi, duke pretenduar se nuk kishte dijeni për substancën e marrë dhe se ia kishin hedhur në çaj në hotelin ku qëndron kombëtarja peruane.

FIFA e uli dënimin me 6 muaj, duke bërë që Guerrero të kthehej në fushë para pak javësh, por ndërkohë WADA, Agjencia anti-doping, e apeloi çështjen në CAS. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i dha të drejtë WADA-s dhe e rriti dënimin në 14 muaj, që do të thotë se Guerrero nuk shkon në Botëror.

Tani tre kapitenët kundërshtarë të Perusë në Botëror, të Francës, Australisë dhe Danimarkës (Hugo Loris, Majl Xhedinak dhe Simon Kjaer), i kanë shkruar një letër të hapur FIFA, ku i kërkojnë që ta pezullojë dënimin e kapitenit të Perusë, duke shkruar se:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Guerrero nuk ka bërë asgjë për të përfituar dhe për të rritur rendimentin e tij në fushë falë substancave të ndaluara. Në fundin e karrierës, nuk i duhet hequr mundësia ta mbyllë me dinjitet, në aktivitetin që përfaqëson kulmin e karrierës për çdo futbollist”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?