3 mbrojtësit që nuk janë dribluar asnjëherë këtë sezon

Sezoni futbollisti ka hyrë në një fazë të nxehtë, pasi tashmë janë zbuluar dhe duelet e çerekfinaleve në Champions dhe Europa League. Një statistikë shumë interesante gjatë këtij sezoni, është publikuar nga sajti “Opta”.

Mes futbollistëve që kanë luajtur më shumë se 1000 minuta, në 5 kampionatet kryesore, vetëm 3 prej tyre nuk janë dribluar asnjëherë gjatë këtij sezon. Dy prej tyre vijnë nga Seria A. Tre “heronjtë” e mëdhenj të këtij sezoni janë Virgil Van Dijk, Alessio Romagnoli dhe Omar Colley.

Mbrojtësi i Liverpoolit ka luajtur më shumë se gjithë gjatë këtij sezoni: : 2665 minuta në fushë, 30 dyluftime dhe sigurisht, asnjë dribling i pësuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa i përket Alessio Romagnolit, ndërkohë ka luajtur 1980 minuta, 20 driblime të tentuara. Mbrojtësi i fundit vjen nga Sampdoruias, me 1170 minuta në fushë dhe 14 driblime të tentuara prej rivalëve. Numra të rëndësishëm që tregojnë për sezonin fantastik që po kalojnë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?