4 futbollistet e Vllaznisë dhe kombëtares dhurata për fëmijët e sëmurë

Katër futbollistet e Vllaznisë dhe njëkohësisht te kombëtares shqiptare me rastin e festave te fundvitit kane qene ne spitalin e fëmijëve në kryeqytet për t’i dorëzuar dhurata fëmijëve të sëmurë.

Futbollistet Albina Rrahmani, Megi Doçi, Esmeralda Franja dhe Luçie Gjini së bashku me drejtues dhe punonjës të Federatës së Futbollit kanë vizituar vogëlushët e sëmurë dhe prindërit, dhe kanë shpërndarë dhurata, në prag të festave të fundvitit.

Kapitenia e kombëtares Albina Rrahmani, ka biseduar me fëmijët dhe nënat e tyre dhe u ka dhënë kurajo. “Është detyrë për ne, që në emrin e Kombëtares së femrave, të Federatës së Futbollit dhe në emrin tonë personal të jemi pranë vogëlushëve që momentalisht kanë shqetësime shëndetësore. U urojmë shërim të shpejtë, dhe kthim sa më parë te lodrat dhe librat e tyre” tha kapitenia Rrahmani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Golashënuesja më e mirë në botë për 2018, Megi Doçi foli me disa prej vajzave të shtruara dhe i inkurajoi që ta duan futbollin dhe të luajnë. Kjo vizitë vjen në vazhdën e shumë aktiviteteve sociale që Federata e Futbollit ka ndërmarrë, më së shumti me fokus fëmijët e familjeve të prekura nga tërmeti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fotografia e Federata Shqiptare e Futbollit

Fotografia e Federata Shqiptare e Futbollit

Fotografia e Federata Shqiptare e FutbollitFotografia e Federata Shqiptare e Futbollit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?