5 gola në “Niko Dovana”, Erzeni merr fitore spektakolare ndaj Vllaznisë

Erzeni ka arritur një fitore spektakolare 3-2 në “Niko Dovana” në përballjen e tretë në kampionat, duke marrë plot 7 pikë nga 9 të mundshme ndaj Vllaznisë. Skuadra e drejtuar nga Xhevahir Kapllani merr 3 pikë të rëndësishme për mbijetesë.

Shijakasit e zhbllokuan rezultatin në minutën e 2-të falë autogolit të Smajlit, ndërsa në të 34-tën, Patrick Notato thelloi epërsinë në 2-0.

Vllaznia shkurtoi diferencën me Esat Malën në minutën e 57-të, por shkodranët pësuan të tretin në të 76-tën, me Notaton që sigloi dygolësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jonuzi rihapi ndeshjen në minutën e 81-të me një goditje nga jashtë zonës, ndërkohë që në minutat e mbetura Erzeni u mbrojt me fanatizëm, duke fituar në fund 3-2.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?