50 ndeshja pa pësuar gol në Champions, vetëm dy portierë kanë bërë më mirë se Buffon

Fitorja 2-0 e PSG ndaj Manchester United, të martën në mbrëmje, ishte e veçantë për portierin veteran, Gianluigi Buffon. Në këtë ndeshje, italiani zyrtarizoi 50 ndeshje pa pësuar gol në garën elitare të klubeve europiane.

Në sfidën që u luajt në “Old Trafford”, Buffon nuk pati ndonjë kërcënim të rrezikshëm nga sulmuesit e Manchester Unitedit, edhe për shkak të mbrojtjes së mirë të Kimpembe dhe Thiago Silva, për të mos përmendur Marquinhos, i cili bëri edhe mesfushorin.

Buffon renditet i treti në listën e portierëve që e kanë mbajtur më shumë kuadratin e tyre të paprekur në Ligën e Kampionëve, pas Iker Casillas (59 ndeshje) dhe Edwin van der Sar (51 ndeshje).

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?