FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zidane merr një ofertë shokuese prej 200 milionë euro për të drejtuar Katarin

200 milionë euro për të drejtuar Katarin në prag të Kupës së Botës që do të zhvillohet në këtë vend në vitin 2022. Kjo është oferta fareonike për Zinedine Zidane, ish-trajnerin e Rea Madrid, i cili u largua me dëshirë gjatë kësaj jave.

Këtë ofertë e ka zbuluar sipërmarrësi i fuqishëm egjiptian, Naguib Sauiris, që ushtron biznesin e tij në fushën e telekomunikacionit. E ka bërë të ditur në Tuiter dhe lajmi është përhapur në mediet spanjolle, ku ende janë të shokuar nga largimi i tij nga Reali.

Kujtojmë që kandidat për të marrë drejtimin e Katarit është edhe Ksavi Hernandez, i cili vijoi karrierën si futbollist në këtë vend. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?