7 arsyet e ringritjes së Real Madridit në krye të La Ligas

Real Madridi arriti që të marrë kryesimin e La Ligas nga mbrëmja e së dieles, teksa brenda një periudhe të shkurtër nga rikthimi në fushë rikuperoi distancën me Barcelonës. 8 ditë i mjaftuan skuadrës së Zidane për të qenë tashmë favoriti kryesor për titullin kampion.

Ekip konkurrues

Puna e shkëlqyer e Real Madrid në veçanti në përgatitjen fizike, ka qenë në lartësinë e duhur. Dhe kjo lidhet me emrin e Gregory Dupont, shkencëtari që i kthehu lojtarët në motorra. Dupont pasi u shpall kampion bote me Francën në 2018-ën, kaloi tek Real Madrid dhe frytet po merren.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zidane ka skuadrën në kontroll

Swiss Digital Mobile Reklama

Përpara ndalesës trajneri shfaqi ndjesi negative, ndikuar nga humbjet me Levanten dhe Betis, të cilat prekën shumë anën psikologjike të skuadrës. Rikthimi tregoi që Zidane i ka gjërat e qarta në kokë, ndërsa lojtarët treguan karakter dhe përqendrim sidomos kundër Eibar dhe Sociedad.

Forcë dhe goditje

Ekipi u rikthye duke shfaqur ekuilibër në të gjithë repartet. Në mbrojtje janë më të mirët me 21 gola të pësuar. Në sulm skuadra ka rifituar agresivitetin dhe saktësinë në rastet e krijuara, me 8 gola në 3 ndeshje.

Hazard-Asensio

Dy lojtarë të rëndësishëm që i shtohen grupit të Zidane. Belgu duket se ka rifituar formën e tij, ndërsa Asensio është rikthyer pas 11 muajve mungesë, madje duke debutuar me gol kundër Valencias, duke treguar që do të jetë shume i vlefshëm

Golat e Benzema

Real ka nevojë për golat e tij. Ka shënuar 17 deri tani dhe është një pikë referimi në sulmin madrilenëve, duke rikuperuar sensin e golit, duke shënuar 3 në 3 takimet e fundit, duke qenë vendimtar para portës.

Rotacionet

Stoli me shumë alternativa këto kohë po i jep mundësinë Zidane të freskojë skuadrën me ndryshimet e shumta, nga ndeshja në ndeshje. Ka humbur lojtarë në këtë periudhë si Nacho, Isco apo Lucas Vasquez, por kanë rezultuar fituese kartat e Vinicius dhe James si për shembull ndeshjen e fundit në Anoeta.

Nga Bernabeu në “Di Stefano”

Vendimi për të mos luajtur në Santiago Bernabeu, e vuri skuadrën përpara faktit që do të luante po në Madrid por në një stadium të vogël në të cilin nuk ishin ambientuar. Por kjo nuk i pengoi aspak duke u përgjigjur në fushë, madje edhe në transfertë skuadra ka reaguar mirë, duke ndërprerë serinë e 2 humbjeve, me një fitore të rëndësishme siç ishte për ta finalja në Anoeta. Tani çdo gjë është në dorën e tyre. 8 finale deri në fund, për një kampionat që mund të fitohet ashtu si 13 vite më parë me pike të barabarta me Barcelonën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?