7 gola në 8 ndeshjet e fundit, Uzuni flet si lider te Lokomotiva
Myrto Uzuni është duke kaluar një formë shumë të mirë në kampionatin kroat me Lokomotivën e Zagrebit, teksa në 8 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet me ekipin e tij, ka arritur të shënojë 7 gola si dhe 2 asistime
Shqiptari është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit të tij, duke i dhënë shumë pikë. Së fundmi ka dhënë një deklaratë për faqen zyrtare të klubit.
“Me ndeshjet që kemi treguar, ne e meritojmë vendin e tretë. Jemi gati për çdo gjë, por nuk duam të bëjmë deklarata të mëdha. Duhet të flasim më shumë në fushën e lojës dhe më pak në media.”, u shpreh Uzuni.
KOHA JONË SONDAZH

