7 gola në PSG-Lille, Messi bëhet “hero” në fundin e ndeshjes (VIDEO)

PSG ka arritur një fitore spektakolare 4-3 ndaj Lille, në një nga ndeshjet më të bukura sezonale në Ligue 1. Kylian Mbappe zhbllokoi ndeshjen pas një asisti nga Neymar Neymar.

Parisienët nuk u ndalen dhe gjashtë minuta më vonë braziliani do të shënonte golin e dytë. Në minutën e 24-të, Diakhite realizoi për të ngushtuar shifrat, duke mbyllur kështu pjesën e parë.

Në të dytë, Jonathan Dacid do të gjente golin e barazimit nga pika e bardhë në minutën e 58-të. Vetëm 11 minuta më vonë, Lille gjeti edhe njëherë golin, këtë herë me Bamban që realizoi pas asistimit nga Gomes për 2-3.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kylian Mbappe u shfaq sërish në skenë në minutën e 87-të për të realizuar golin e dytë personal dhe për ta shpëtuar Parisin nga humbja duke barazuar shifrat në 3-3. Kur të gjithë prisnin që ndeshja të mbyllej Leo Messi doli në skenë për të realizuar goli që i dhuroi fitoren dhe e mban PSG në krye.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?