FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

7 të infektuar me koronavirus te skuadra e Prishtinës në Kosovë

7 pjesëtarë të klubit të Prishtinës në testin për Covid-19. Lajmi është bërë publik nga vetë klubi kosovar, që fitoi Kupën e Kosovës në futboll: “FC Prishtina ka pranuar mbrëmë rezultatin e testeve nga IKSHPK dhe nga 34 të testuar, pozitivë kanë dalë shtatë sosh, tre futbollistë, njëri prej tyre 17 vjeç, dhe katër anëtarë të stafit të ekipit.

FC Prishtina e priste një rezultat të tillë dhe ky testim i duhej që skuadra të ishte sa më e sigurt para ndeshjeve të Europës. Të gjithë të infektuarit nuk kanë simptoma të theksuara dhe nuk kanë udhëtuar me skuadrën në Istog, ku sot në mëngjes u mbajt seanca e parë stërvitore.

Të infektuarit pritet të ritestohen sërish pas pak ditësh, sepse konsiderohet që të gjithë janë në fund të procesit të infektimit dhe afër shërimit të plotë. Skuadra do t’i vazhdojë përgatitjet në fushën e Istogut deri më 17-18 gusht, ndërsa do ta mësojë kundërshtarin e ndeshjes paraeliminatore më 9 gusht. Ndeshjen do ta zhvillojë më 20 gusht, varësisht shortit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?