7 yje të Real Madridit mbeten pa kontratë, klubi madrilen nis fushatën e rinovimeve

PARIS - (lr) Karim Benzema of Real Madrid, Luka Modric of Real Madrid during the UEFA Champions League final match between Liverpool FC and Real Madrid at Stade de Franc on May 28, 2022 in Paris, France. ANP | DUTCH HEIGHT | MAURICE VAN STONE - Photo by Icon sport

Pas përfundimit të merkatos së dimrit, te skuadra e Real Madrid është koha për rinovime kontratash. Bëhet fjalë për 7 futbollistë të cilëve ju përfundon kontrata në fundin e këtij sezoni.

Konkretisht ata janë: Luka Modric , Karim Benzema, Nacho, Marco Asensio, Dani Ceballos, Mariano Diaz dhe Toni Kroos. Në rastin e Benzemas dhe Modricit nuk do të ketë negociata reale, pasi klubi madrilen do të lërë në dorë të tyre fatin e tyre.

Kontrata e Mariano Diaz me siguri nuk do të rinovohet, pasi është një futbollist që i ka me pikatore thirrjet në formacion. NJë nga rastet më të diskutueshme ndërkohë është fati i Toni Kroos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siç raportohet nga “OK Diary”, Los Blancos ende nuk i dinë qëllimet e mesfushorit gjerman. Ka disa zëra se ai mund t’i japë shumë shpejt fund kaerrierës së futbollist, ndërkohë që maksimumi dhe nëse rinovon, do të jetë vetëm për një ose dy sezone. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?