A është Cristiano Ronaldo futbollisti më i mirë në historinë e Champions League?

Kur Champions League futet në fazën vendimtare me eliminim direkt, shfaqet gjithmonë një figurë: Cristiano Ronaldo. Pak rëndësi kanë numrat deri në këtë fazë me vetëm një gol të shënuar, fakti është që portugezi kthehet në një “bishë” të vërtetë atëherë kur është më i nevojshëm. Atletico Madrid vuajti sërish stuhinë e yllit portugez.

Fakti është që Champions-i është bërë një kostum personal për Ronaldon. Të dhënat janë të frikshme në këtë kompeticion për CR7. Ai është golashënuesi më i mirë me 125 gola (një prej tyre ka arritur në fazën e mëparshme), është shpallur golashënuesi më i mirë për 7 edicione, 6 të fundit radhazi. Në sezoni 2012-13 ai arriti shifrën më të lartë të arritur nga një lojtar në Ligën e Kampionëve, 17 gola. Ronaldo ka fituar 5 Champions League, i vetmi që ka shënuar në tri finale, në 11 ndeshje radhazi, ai ka shënuar në 6 ndeshje në fazën e grupeve.

Portugezi është futbollisti me më shumë fitore në këtë kompeticion, së bashku me Iker Casillas, nga 101 secili. Portieri i Portos është futbollisti me më shumë ndeshje 175, 15 më shumë se Cristiano. Portugezi deklaroi mbrëmjen e së martës se ishte blerë për ndeshje të tilla, për të ndihmuar skuadrën italiane. Numrat kofirmojnë fjalët e tij, pasi në fazën me eliminim direkt, ai bëhet i pakapshëm. 63 nga 125 golat i ka shënuar pas fazës së 1/16-ve, 4 në finale. Ka edhe një fakt tjetër që tregon për “peshën” që ka në ndeshjen më vendimtare të sezonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

CR7 shënon më shumë në ndeshjet e kthimit se në duelet e para, duke arritur në shifrën e 37 golave. Është 34 vjeç dhe shumë prej futbollistëve në moshën e tij, janë drejt fundit të karrierës. Ronaldo duket se është ende duke u përmirësuar, pasi vijon që të thyejë rekord pas rekordi. I vetmi futbollist, i cili arrin që t’i afrohet disi është vetëm Lionel Messi, i cili ka kaluar shifrën e 100 golave. Messi është shpallur 5 herë golashënuesi më i mirë i këtij kompeticioni. Argjentinasi mban rekordin për golat e shënuar në fazën e grupeve, me 66 të tillë. /Rozalb Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?