FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Abilaliaj shkon tek Skënderbeu

Sulmuesi Arbër Abilaliaj, pas qëndrimit 2-vjeçar në ekipin e vendlindjes, ka marrë leje-kalimin dhe menjëherë i është bashkuar Skënderbeut në Austri. Abilaliaj iu bashkëngjit skuadrës së vendlindjes në verën e vitit 2013, kur u largua nga Tirana. Pas dy sezonesh qëndrimi në Vlorë, ai tashmë ka nisur një aventurë të re në kampionatin shqiptar.

 Vlonjati 29-vjeçar ka udhëtuar sot drejt Austrisë, aty ku ekipi korçar po kryen fazën përgatitore. Shtatlarti iu bashkohet kampionëve për ndeshjet eliminatore të Champions League. Edhe më parë është bërë me dije se ai do të bashkohej me Skënderbeun, megjithatë kontrata e mbante këtë çështje pezull. Tashmë ka marrë fund gjithçka, autori i 15 golave me Flamurtarin për dy sezone është bërë pjesë e bardhekuqve.

Për sa i përket kontratës, ende nuk është bërë publik asnjë fakt, si nga futbollisti, ashtu edhe nga klubi pritës. Por, në ditët në vijim pritet që gjithçka të zbardhet dhe të bëhet e ditur marrëveshja mes Skënderbeut dhe Abilaliajt.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?