Acaroi Messin në Kupën e Botës, tani mund të bëhet trajneri i Ronaldos te Portugalia

Fernando Santos u largua nga stoli i përfaqësueses portugeze menjëherë pas zhgënjimit në Botëror, ku Maroku i shkaktoi një surprizë të hidhur. Në Portugali janë të shumtë strategët që mund të marrin drejtimin e stolit të ekipit luzitan.

Jose Mourinho mbetet dëshira më e madhe e stafit drejtues, por njëkohësisht edhe opsioni më i vështirë, por ka kontratë me Romën deri në vitin 2024.

Së fundmi, është Luis Van Gaal ai që shpreh pëlqimin për një aventurë të tillë:  “Jam sërish në pension, por do të dëgjoja me kënaqësi këtë propozim, nëse vjen. Më shumë se kaq nuk mund të them”, u shpreh Van Gaal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?