Adio Italia! Dnipro-Sevilja, finalja e madhe e Europa League
Finalja e madhe e Europa League, e 44-ta e turneut të dytë më të rëndësishëm në Europë në rang klubesh, dhe e gjashta që kur mori emrin “UEFA Europa League” është përcaktuar pas ndeshjeve të kthimit gjysmëfinale . ajo do të luhet në “Stadion Narodoëy” në Varshavë të Polonisë, më 27 maj 2015, mes ekipin ukrainas Dnipro Dnipropetrovsk dhe kampionëve në fuqi të këtij turneu, Seviljes së Spanjës. Fituesi i Europa League do të përballet në gusht me fituesin e Champions League, që do të diskutohet më 6 qershor në finalen e Berlinit nga Juve e Barcelona, në finalen e Superkupës së Europës.
· Dnipro shkon në finalen e madhe të Europa League. Yevhen Seleznyov shënoi golin e vetëm ndaj Napolit në ndeshjen e kthimit dhe kaloi skuadrën ukrainase në finalen historike. Ndeshja e parë në Napoli përfundoi në barazim 1-1.
· Por edhe skuadra tjetër italiane Fiorentina është eliminuar, ndonëse pritej, pasi humbi me Seviljen ndeshjen e parë gjysmëfinale 3-0. Edhe përballjen e dytë në Firence Fiorentina e humbi 0-2. Bacca dhe Carrigo shënuan dy golat e fitores në pjesën e parë, duke e mbyllur takimin shumë shpejt.
KOHA JONË SONDAZH

