“Adio” Juve, Dani Alves rinovon me Barcelonën

Kthesë rrënjësore në bisedimet mes Dani Alves dhe Barcelonës për rinovimin e kontratës. Kur dukej pothuajse i sigurtë largimi i mbrojtësit brazilian nga kampionët e saposhpallur të Europës, Dani Alves ka rinovuar zyrtarisht edhe për dy sezone të tjera kontratën që i skadonte në 30 Qershor me blaugranat me opsion zgjatjeje edhe për një tjetër vit. Dënimi që kanë marrë nga Fifa për të mos vepruar në merkato gjatë vitit 2015, ka detyruar drejtuesit e klubit katalanas të plotësojnë kërkesat financiare të mbrojtësit 32-vjecar.

Alves ka bindur me formën e treguar gjatë këtij sezoni trajnerin Luis Enrique dhe ky është një tjetër faktor që Barcelona ka vendosur t’i rinovojë kontratën futbollistit brazilian. Pak ditë më parë presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, bëri të ditur se Barcelona i kishte ofruar një kontratë të re mbrojtësit brazilian. “Prej disa javësh i kemi propozuar një marrëveshje të re Dani Alvesit por gjithcka do të varet nga futbollisti” deklaroi numri 1 i Barcës . Kjo është oferta jonë e fundit dhe nuk do të ketë një tjetër shtoi në përfundim Bartomeu. Deklaratat e numrit 1 të katalanasve nuk kanë shkuar në vesh të shurdhët sepse këtë të Martë, Alves hodhi të zezën mbi të bardhë, duke u lidhur me Barcelonën edhe për dy sezonet e ardhshme. Milanit dhe Paris Saint Germain-it, dy skuadrave të interesuara për shërbimet e Dani Alves tashmë nuk u mbetet gjë tjetër vecse të shohin për alternativa të tjera sepse e ardhmja e brazilianit do të vazhdojë të jetë te Barcelona.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?