Adnan Januzaj largohet nga La Liga, nis një aventurë të re në Turqi
Ka përfunduar aventura e sulmuesit me origjinë shqiptarë, Adnan Januzaj, te klubi i Sevilla. Sulmuesi 27-vjeçar është transferuar në Turqi për herë të parë në karrierën e tij klubi i Istanbul Basaksehir.
Këtë e ka bërë të ditur vetë klubi turk përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka prezantuar sulmuesin. Januzaj do të qëndrojë te Basaksehir deri në qershor të vitit 2023 si lojtar i huazuar nga Sevilla.
Në këtë sezon me Sevilla, Januzaj regjistroi vetëm 2 paraqitje në kampionat dhe tre në Champions League.
KOHA JONË SONDAZH

