Agjenti publikon provat, Benzema ishte gati për të luajtur në Botëror

Agjenti i Karim Benzema ka publikuar provat që tregojnë se Karim Benzema mund të kishte luajtur me Francën në Botëror, duke nisur nga faza e 1/8-ve të finaleve.

Karim Djaziri shpërndau në Twitter fotot e analizave pas dëmtimit dhe shkroi këtë mesazh që shton polemikat në çështjen “Benzema”.

“Kam konsultuar 3 specialistë që më kanë konfirmuar diagnozën përpara se të bëja këtë postim. Karim Benzema mund të ishte gati që në 1/8, të paktën për të qenë në stol. Pse i kërkove që të largohej menjëherë?”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Franca e luajti ndeshjen e saj të 1/8 ndaj Polonisë në datën 4, ndërsa sulmuesi francez ishte në kushte të mira fizike që në 29 nëntor. Kjo polemikë u mbyll me lamtumirën e Karim Benzema nga përfaqësuesja e Francës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?