Agjenti i Hysajt: Është një ndër më të fortët në Europë!

Elseid Hysaj është pjesë e Napolit prej tre sezonesh, teksa i ka bindur të gjithë edhe skeptikët me formën që ka treguar gjatë këtyre viteve nën drejtimin e Sarrit.

Së fundmi ka folur sërish menaxheri i tij Mario Xhiufredi, i cili në Radio Tuttomercatoueb ka thënë mes të tjerash: “Hysaj është një nga lojtarët më të fortë në Europë dhe mund të ketë kërkesa për të. Nëse merren parasysh ofertat, atëherë do të mendohemi”.

Mbrojtësi i Napolit është lidhur shpesh me klube të mëdha si Juventusi në Itali, Çelsi, por edhe Mançester Junajtid në Angli. Hysaj në fakt ende nuk ka gjetur rrugën e rrjetës me Napolin, por kjo sigurisht që nuk ndikon në gjykimin për vlerave të tij.  Madje në mediet italiane thuhet se kontrata e re mund të zgjatet deri në qershor të vitit 2023.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?