Agjenti i Hysajt: Shpresoj të luajë më shumë, në janar mund të largohet

VERONA, ITALY - APRIL 14: Elseid Hysaj of SSC Napoli in action during the Serie A match between Chievo Verona and SSC Napoli at Stadio Marc'Antonio Bentegodi on April 14, 2019 in Verona, Italy. (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi vijon të jetë protagonistë në mediat italiane. Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Radio Kiss Kiss”, ai ka komentuar emërimin e trajnerit Gattuso në vend të Ancelottit, duke “kërcënuar” drejtuesit e të kaltërve se nëse shkodrani nuk luan, ai do të largohet.

“Dje isha në Castel Vokturno për të folur me presidentin dhe me Guintolin për të folur për situatën e Hysajt. Këtë sezon është aktivizuar shumë pak, nga ajo që prisnim. I kuptoj Mario Ruin dhe Di Lorenzon, por Ancelotti shumë herë mund të përfitonte duke aktivizuar Hysajn. Shpresoj që gattuso t’i japë më shuam hapësira dhe ta bindë për të qëndruar. Nëse do të ketë pak hapësira, do të largohet në janar.

Me Ancelottin dihej që do të shkonte ashtu si shkoi… Rezultatet ndikuan dhe ndodhi shkarkimi. Por, Napoli nuk donte Gattuson pasues të Ancelottit, por emra të tjerë. Megjithatë ato refuzuan ofertën e presidentit dhe u zgjodh që Rino të emërohej. Mendoj se do të bëjë mirë”, deklaroi agjenti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?