Ajax konfirmon transferimin e De Ligt te Juventusi

Matthijs de Ligt është më pranë se kurrë transferimit te Juventusit. Pas raportimeve të gazetës holandeze “De Telegraaf”, Ajaxi sot ka konfirmuar se mbrojtësi nuk do të shkojë në grumbullimin e Bramberg të Austrisë me pjesën tjetër të ekipit.

 

Në një publikim në rrjetet sociale, kampionët e Holandës e kanë justifikuar me faktin që është në tratativa. Të dyja ekipet kanë arritur një akord për shifrën e 70 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për De Ligt ndërkohë është gati një kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 12 milionë euro në sezon (bonuse të përfshira) dhe do të ketë një klauzolë lirimi prej 150 milionë eurosh. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?