Ajax prezanton fanellat e veçanta për sezonin e ardhshëm
Kampionati holandez u anulua për shkak të emergjencës COVID-19, ndërkohë që titulli nuk u dha për asnjë skuadër. Disa klube të njohura kanë nisur që të mendojnë për sezonin e ardhshëm.
Ajax ka prezantuar fanellat e sezonit të ri ku kompania gjermane e veshjeve sportive Adidas që sponsorizon harkëtarët, ka bërë një punë të shkëlqyer me fanellën e dytë të Ajaxit për sezonin 2020/21.
Me ngjyrë gri dhe me nuanca blu të errët, kjo fanellë është unike dhe me një paraqitje që të tërheq syrin. Blind, Donny Van de Beek e të tjerë, ishin disa nga lojtarët që prezantuan modelet e reja.
KOHA JONË SONDAZH

