Akord për dënim prej 3 vitesh? Skënderbeu përgënjeshtron gjithçka

Klubi i Skënderbeut ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me një lajm të publikuar se në lidhje me një lajm të shpërndarë s fundmi pasi drejtuesit e klubit kishin udhëtuar drejt Zvicrës dhe kanë marrë një garanci për një dënim prej tre vitesh nga zyra ligjore që e përfaqëson.

Klubi korçar ka mohuar se nuk ka asnjë lloj akordi, dhe asnjë lloj tentative për të arritur një marrëveshje për një dënim të zbutur.

REAGIM PËR MEDIAT

Swiss Digital Desktop Reklama

Klubi i futbollit ‘Skënderbeu’ duke marrë shkas nga lajmi i publikuar sot në shtypin e shkruar dhe mediat online mohon hipotezat se klubi ka marrë garanci mbi një dënim 3 vjeçar.

Swiss Digital Mobile Reklama

KF Skënderbeu sqaron opinionin publik dhe sportdashësit bardhekuq se ndryshe nga çfarë shkruhet, Presidenti Takaj dhe stafi ndodhen në Shqipëri dhe jo në Zvicër. Nuk ka absolutisht një “marrëveshje” ose garanci për një dënim 3-vjeçar.

KF Skënderbeu dhe zyra juridike që përfaqëson klubin nuk do të pranojë asnjë marrëveshje ose garanci që dëmton klubin bardhekuq. Ju premtojmë që do kërkojmë dhe do të luftojmë deri në fund të këtij procesi për pafajësinë absolute të klubit.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?