Akordi, Taulant Xhaka kalon tek Fiorentina

Futbollisti i kombëtares sonë Taulant Xhaka mund të quhet një lojtar i ri i skuadrës së madhe italiane Fiorentina.

Futbollisti shqiptar i Baselit, ka arritur marrëveshje personale me drejtuesit e klubit vjollcë për një transferim në “Artemio Franchi”.

E përditshmja italiane ‘Gazzetta Dello Sport’, ka shkruar se tani i mbetet Fiorentinës që të gjejë gjuhë të përbashkët me Baselin për transferimin e mesfushorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Iniciatori i këtij transferimi padyshim që është trajneri i ri i skuadrës italiane, Paulo Souza i cili e kishte Xhaken nën urdhrat e tij edhe kur drejtoi Basel. Fiorentina kërkon edhe dy lojtarw tw tjerw kuqezi, Shkwlzen Gashi e Elseid Hysaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por pritet tw zyrtarizohet fillimisht Xhaka te Fiorentina. Kampioni i Zvicrës Basel  kërkon 4 milionë euro për lojtarin e  Kombëtares së Shqipërisë, ndërsa gjatë këtyre ditëve do të takohen drejtuesit e dy klubeve për ta zyrtarizuar kalimin e Xhakës në Firence.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?