FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aksident i tmerrshëm në Moto GP, shikoni si fluturon piloti italian (VIDEO)

Në sesionin e dytë të provave të lira të Çmimit të Madh të Italisë në MotoGP, piloti italian Michele Pirro pësoi një aksident shumë të rëndë. Motori Ducati humbi kontrollin me 300 km/h dhe e fluturoi në ajër Pirron, i cili pasi u rrokullis disa herë në tokë, u përplas dhunshëm me muret mbrojtëse të pistës së Muxhelos.

Pas disa minutash në tokë, piloti u transportua në spital. Doktorët thonë se ka pësuar dëmtime të shumta, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. “Ka një tronditje në kokë, një dëmtim në gjoks, bark dhe ka nxjerrë shpatullën e djathtë”, ka thënë një doktor për mediat sportive italiane.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?