FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Albacete blen përfundimisht Manajn, 2.5 milionë euro shkojnë tek Interi

Rey Manaj ka bindur skuadrën spanjolle të Albacetes. Ekipi që garon në ligën e dytë spanjolle ka vendosur të blejë përfundimisht kartonin e shqiptarit nga italianët e Interit.

“FcInterNews.it” shkruan se skuadra zikaltër do të paguajë 2.5 milionë euro në arkat e klubit italian për lushnjarin. 21-vjeçari ndjehet mirë në ligën e dytë spanjolle dhe në 29 ndeshje të luajtura ka shënuar 6 gola.

Sulmuesi ka patur probleme, pasi ka përjetuar disa dëmtime që kanë ndikuar në ecurinë e tij në edicionin që lamë pas. Manaj synon të kthehet në titullar fiks dhe të rikthehet në kombëtaren e Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?