Alban Meha, firmos me Konyasporin në Turqi

Do të jetë kampionati turk destinacioni i radhës për mesfushorin e Kombëtares Shqiptare, Alban Meha. 29-vjeçari ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Konyasporit, që militon në elitën e futbollit turk, madje ish-futbollisti i Paderbornit ka kaluar edhe testet mjekësore. Një zgjedhje surprizë kjo e Mehës, që kishte refuzuar ofertën e Paderbornit për rinovimin e kontratës që në muajin Janar. Më rënien e skuadrës së Mehës në Bundesligën e Dytë, divorci me Paderbornin ishte i pashmangshëm.

Në fakt prestigjiozja gjermane “Bild” vetëm pak ditë më parë zbuloi se e ardhmja e Mehës do të ishte jashtë Gjermanisë, ndërsa informacionet që vijnë së fundmi nga Turqia zbulojnë destinacionin e saktë të mesfushorit shqiptar. Detajet e kontratës së Mehës me Konyasporin do të zbulohen në orët në vazhdim kur të bëhet edhe zyrtarizimi i futbollistit me skuadrën turke.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?