Alegri: Reali një “mal i pakapërcyeshëm”, por të shohim çdo të ndodhë!
Masimiliano Allegri përpiqet të tregohet i guximshëm, në prag të ndeshjes së kthimit, teksa nuk ngurron që të motivojë lojtarët e tij.
“Fillimisht duhet të rikuperojmë rezultatin 3-0 të ndeshjes së parë, që do të jetë një mision i vështirë. Sigurisht, kemi pak mundësi, por e kemi detyrim për të besuar, pasi në futboll kurrë nuk i dihet. Ne duhet të ngjitemi në një mal që duket i pakapërcyeshëm, le të shohim se çfarë do të ndodhë. Kur luan në çerekfinale në Madrid, rivalët luajnë një ndeshje serioze, sepse nuk duan të rrezikojnë kalimin e grupit. Futbolli është i çuditshëm, ndeshjet janë të gjata, ndaj të shohim nëse do të arrijmë që të shënojmë shpejt.
Është një ndeshje që shihet nga e gjithë bota, ndaj duhet të bëjmë një paraqitje të mirë. Duhet një paraqitje e mirë për të harruar ndeshjen e parë, ka thënë Alegri për mediat italiane para ndeshjes. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

