Aleksandr Hleb tregon pengun e karrierës: Në vitin 2009 kisha një ofertë nga Interi!
Aleksandr Hleb ka dhënë së fundmi një intervistë për mediat në Bjellorusi, teksa ka rrëfyer një nga pengjet më të mëdhatë karrierës së tij.
“Në verën e 2009-ës, Interi më kërkoi edhe mua si pjesë e marrëveshjes së transferimit të Ibrahimoviçit te Barça. Eto pranoi të shkojë në ‘San Siro’, ndërsa unë jo, ndonëse nuk luaja rregullisht te katalanasit. Ende nuk di si ta shpjegoj atë vendim, por le të themi që nuk mendoja si një i rritur. E kam peng të karrierës, sepse atë sezon Interi mori Shnajderin dhe fitoi gjithçka. Mund të isha pjesë e tripletës”, deklaroi Hleb.
37-vjeçari tashmë luan me Krylia Sovetov Samara, në Bjellorusi, ndërsa në karrierën e tij ka luajtur me klube si Arsenali e Barcelona, por edhe Shtutgarti e Volfsburgu në Gjermani.
KOHA JONË SONDAZH

