Algjeria fiton Kupën e Afrikës, i falet një goli në start (VIDEO)
Algjeria shpallet Kampione e Afrikës, pasi triumfoi në finalen e madhe përballë Senegalit, me rezultatin minimal 1-0. Në Kajro, algjerianët zhbllokuan sfidën që në minutën e dytë, falë një goli të bukur nga Bounedjah.
Më pas deri në fund të takimit, protagonist ishte Senegali që dominoi dhe zhvendosi lojën në gjysmëfushën algjeriane, por u treguan të saktë në rastet e krijuara. Kjo është hera e dytë që Algjeria ia doli të triumfojë në Kupën e Afrikës, pas titullit të fituar më 1990-ën, kur ishte edhe vend organizator.
KOHA JONË SONDAZH

