Aliji pozon me pasaportë shqiptare, Lorik Cana: Ta gëzosh Neser!
Naser Aliji është 100 për qind shqiptar. Ai mori nënshtetësi shqiptare dhe do të jetë gati për ekipin tonë kombëtar që në ndeshjen e ardhshme me Armeninë. – “Ta gëzosh Naser, dhe t’jesh i sigurtë që ke bërë zgjedhjen e duhur,” – i ka shkruar kapiteni i kombëtares sonë, Lorik Cana futbollistit me origjinë nga Maqedonia, që u pajis me pasaportë shqiptare të hënën, nga presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Aliji refuzoi ofertat e Maqedonisë dhe të Zvicrës për të pranuar atë kuqezi. Aliji pati dilema, por me pasaportën shqiptare në duar, shokët e tij të kombëtares i kujtojnë se nuk kishte pse mendohej gjatë pasi ka marrë pasaportë e duhur për karrierën e tij ndërkombëtare. Po aq entuziastë mbi këtë zgjedhje janë shfaqur edhe Shkëlzen Gashi e Taulant Xhaka, shokët e tij të ekipit zviceran, Basel.
KOHA JONË SONDAZH

