Allegri: E rinisim me përulësi, ja kur mund të rikthehet Pogba

Juventus do të përballet me Cremonese në ndeshjen e parë të këtij viti. Trajneri Massimiliano Allegri, duke folur në konferëncën për mediat analizoi situatën e bardhezinjve.

“Rinisim kampionatin pas 52 ditësh, ndërkohë që kemi një ndeshje të ndërlikuar përpara. Cremonese, në dy ndeshjet e fundit nuk ka pësuar gol dhe është një ekip që gjuan shumë, një ekip agresiv.

Situata e lojtarëve? Pogba ka nisur të vrapojë dhe e rëndësishme është që nuk ka më shqetësime. Nëse vijon kështu, pa probleme, për 15-20 ditë mund të nisë të stërvitet me ekipin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Chiesa është më mirë, ka punuar me skuadrën dhe mund të luajë për disa minuta në këtë ndeshje. Nëse nuk do të kemi problem, të gjithë do të udhëtojnë në Kremona. Për sa i përket formacionit, do të vendos në fund, pasi edhe argjentinasit janë rikthyer dhe janë mirë fizikisht. Nuk e di nëse Di Maria e Paredes do të luajnë apo jo, pasi kampionati është i gjatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Di Maria është mirë fizikisht, po ashtu edhe Szczesny, para ndeshjes do të vendos nëse portieri polak do të luajë apo jo. Po ashtu edhe Vlahovic është më mirë dhe shpresoj që deri në fund të muajit t’i kem të gjithë në dispozicion. Tani e rëndësishme është të përqendrohemi të ndeshja e nesërme”, u shpreh Allegri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?